Site icon Telegrafi

Më në fund një lajm inkurajues për gjendjen e Michael Schumacher

Ish-piloti i Formula 1, Johnny Herbert ka thënë se legjenda gjermane, Michael Schumacher tani mund të ulet në tavolinë.

Gjendja e Schumacher, i cili u vendos në një koma të induktuar dhe iu nënshtrua disa operacioneve pas një rrëzimi me ski, është mbuluar me mister që atëherë, me vetëm informacione të shkurtra që vijnë nga rrethi i tij i brendshëm.

Megjithatë, lajmi i parë pozitiv tashmë ka mbërritur pasi britaniku Herbert zbuloi në një intervistë me BettingSites.co.uk se ai supozohet se është në gjendje të ulet.

Lexo po ashtu Vajza e Schumacher poston një foto emocionuese në ditëlindjen e babait të saj

“Unë i dëgjoj lajmet vetëm nga dora e dytë. Kam dëgjuar, nga njerëz nga F1, se ai është me të vërtetë ulur në tryezë gjatë darkës, por nuk mund të garantoj. Unë mund të lexoj vetëm midis rreshtave”.

“Ne nuk kemi dëgjuar shumë nga familja dhe kjo është e kuptueshme. Ka qenë gjithmonë pjesë e mënyrës së Michael dhe familjes për të mbajtur gjithçka shumë private, shumë sekrete”, ka thënë Herbert.

 

Gjermani po kujdeset nga një ekip i stafit mjekësor dhe gruaja e tij Corinna në shtëpinë e tyre në liqenin e Gjenevës, por asnjë informacion zyrtar për gjendjen e tij nuk është dhënë ndonjëherë.

Sido që të jetë, kjo është hera e parë që dalin disa detaje pozitive për gjendjen e pilotit më të madh në historinë e Formula 1, me shpresën se një ditë ai do të përmirësohet.

Johnny Herbert ndau një garazh me Schumin legjendar kur ata performuan për Benetton në 1994 dhe 1995. /Telegrafi/

Exit mobile version