Në fshatrat e Skenderajt ka filluar ndërtimi i urave të reja dhe sanimi i atyre të dëmtuara nga vërshimet e vitit të kaluar.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
Nura ka thënë se në fshatin Kllodernicë ka filluar ndërtimi i urave të reja. Ndërsa, 9 ura të tjera në Llaushë, Açarevë, Tushilë dhe Kuçicë do të sanohen pas dëmtimit nga vërshimet e vitit të kaluar, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Skenderajt është shprehur se në këtë mënyrë rikthehet lidhja mes njerëzve dhe vendbanimeve. /Telegrafi/