Në fshatin Negroc u mbajt tubimi përkujtimor me rastin e shënimit të njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK- së, Milaim Krasniqi.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Kam qenë i nderuar për ftesën e familjes Krasniqi në Negroc, në tubimin përkujtimor me rastin e shënimit të njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK- së, Milaim Krasniqi. Familja Krasniqi e konfirmoi traditën atdhetare në luftën çlirimtare, duke dhënë shembullin e shkëlqyer si dalëzotës të atdheut. Me këtë rast, pllaka përkujtimore e ngritur nga familja, është simbolikë domethënëse për gjeneratat se atdhedashuria është vlera madhore e individit, familjes dhe kombit”, shkruan ai në Facebook.
Tutje, Lladrovci thotë se i përjetshëm është kujtimi për Milaimin.
“Nderim për familjen Krasniqi!Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka pohuar ai./Telegrafi/