Telegrafi

Në fshatin Graboc të Fushë Kosovës banorët po ankohen për mungesë të ndriçimit  në rrugë

Ndreqe.com është raportuar për mungesë të ndriçimit  në rrugën “Anamali” në fshatin Graboc të Fushë Kosovës.

Sipas raportimit përgjatë kësaj rruge ndriçimi publik është jo funksional, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Dëmtohet ura në Graboc të Fushë Kosovës, ankohen banorët për pasiguri

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku në disa prej tyre më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse. /Telegrafi/