Site icon Telegrafi

“Ne fituam sepse e manipulova”, presidenti i La Ligës zbulon skandalin e mahnitshëm të trukimit të ndeshjes

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka kujtuar një histori se si një ekip ishte në gjendje të shmangte rënien nga kategoria për shkak të manipulimeve të qarta nga presidenti i tyre.

Tebas ka vazhduar me paraqitjet e tij televizive, ku kësaj radhe ka treguar një skandal.

“Kishte këtë president të njohur, shumë vite më parë, i një klubi në jug të Castellon”, ka thënë fillimisht Tebas për podcastin Ëild Project.

“Klubi i tij arriti të qëndronte në La Liga, dhe ai zbriti në dhomën e zhveshjes dhe u tha lojtarëve ‘Ne nuk e fituam lojën për shkakun tuaj, ne e fituam atë sepse unë e manipulova’”, përfundoi i pari i La Ligës.

 

Është mjaft e çuditshme të dëgjosh presidentin e një lige të flasë hapur për rregullimin e ndeshjeve si kjo, por Tebas duket se tregon se kjo ka ndodhur shumë përpara se të merrte rolin e presidentit në ligën elitare spanjolle.

Spanjolli, i cili është një tifoz i vetë-deklaruar i Real Madridit, gjithashtu ka kërkuar kohët e fundit që Manchester City të dënohet rëndë nëse shpallet fajtor për shkelje të rregullave financiare. /Telegrafi/

Exit mobile version