Telegrafi

Në Facebook ngarkohen 750 milionë fotografi

Drejtoresha e marketingut Randi Zuckerberg (motra e themeluesit të Facebookut Mark Zuckerberg) ka njoftuar se Facebook ka arritur edhe një rekord.

“Njerëzit kanë festuar Vitin e Ri duke vendosur numër rekord të fotografive në Facebook – 750 milionë”, ka shkruar Zuckerberg dhe anë në profilin e saj në Twitter.

Sa për rikujtim, Faceboook në korrik ka njoftuar se përdoruesit e tij në këtë rrjet çdo ditë publikojnë afro 100 milionë fotografi.

Deri më tani në Facebook më së shumti fotografi janë ngarkuar pas Natës së Shtrigave.

Ndryshe, Flickr në shtator ka njoftuar se në këtë shërbim janë ngarkuar pesë miliardë fotografi. Nëse përdoruesit e Facebook, që janë 500 milionë, vazhdojnë të publikojnë fotografi sikur gjatë festave të Vitit të Ri edhe Facebook për më shumti dy muaj do të mund të arrinte këtë shifër, raportojnë mediet amerikane. /Telegrafi/