Site icon Telegrafi

Në Etihad Stadium kundër Cityt, Rrudhani tregon lojtarin më të mirë që ka parë: Me një pasim i largonte pesë lojtarë nga loja

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Kosovës, Donat Rrudhani.

Lojtari i Young Boys që këtë sezon është në huazim te Luzerni ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë, në mesin e tyre edhe se si u mahnit nga loja e yllit të Manchester Cityt, Rodri.

“Ne shkuam t’i bëjmë Manchester Cityt presion, por ata nuk ta lejoshin atë mundësi, shkaku që nuk lenin hapësira dhe një pasim dy dhe nuk ia dilnim ta mbanin më shumë topin”, ka filluar rrëfimin e tij Rrudhani.

“Por, lojtari që më bëri të them ‘uau’ ishte Rodri. Çfarë lojtari. Atij nuk kishe mundësi as t’i afrohesh”.

“E bisedojsha edhe me bashkëlojtarë se si kaluan me Rodrin, por edhe ata kishin mbetur të habitur”, vazhdon më tej Rrudhani të flas për talentin e spanjollit.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Rrudhani i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version