Më rastin e gjetjes së trupave të Gani Baleci, Ramadan Hoxha, Xhavit Maloku, Agim Hysen Syla e Besim Bajram Berisha, në Komoran sot do të mbahet mbledhje Komemorative në Sallën e Kuvendit të Komunës.
Mbledhja komemorative do të fillon rreth orës 12:00.
Gani Baleci nga Drenasi III, i rivarrosur më 14.07.2024; Ramadan Hoxha nga Damaneku, i rivarrosur më 01.10.2024; Xhavit Maloku nga Polluzha rivarroset më 12.10.2024, dhe Agim Hysen Syla e Besim Bajram Berisha nga fshati Shtuticë, rivarrosen më 12.10.2024.
Komuna e Drenasit njofton tutje se në ora 14:00 do të bëhet ceremonia e varrimit të Xhavit Malokut në Polluzhë, ndërsa në ora 15:00 do të mbahet ceremonia e varrimit të Agim Sylës e Besim Berishës në fshatin Shtuticë./Telegrafi/