Komuna e Drenasit ka njoftuar se janë përmbyllur projektet “Rregullimi dhe rrethimi i varrezave në Drenas dhe Komoran” si dhe “Rregullimi i trotuareve dhe parkingjeve në Drenas dhe Komoran”.
Në njoftim thuhet se këto projekte përmirësojnë infrastrukturën dhe sigurojnë një mjedis më të sigurt e të rregullt për qytetarët, transmeton Telegrafi.
“Rregullimi i varrezave është një investim me rëndësi për të ruajtur dinjitetin dhe respektin për të dashurit tanë të ndjerë, ndërsa trotuaret dhe parkingjet e reja lehtësojnë qarkullimin dhe sigurojnë më shumë hapësirë për qytetarët dhe bizneset e zonës. Këto projekte janë dëshmi e përkushtimit tonë për t’i shërbyer komunitetit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së përditshme”, vijon njoftimi.
Tutje, Komuna e Drenasit ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtyre projekteve, duke përfshirë ekipet tona të angazhuara, banorët që kanë bashkëpunuar dhe të gjitha palët që kanë mbështetur këtë punë.
“Drejtoria jonë është e përkushtuar të vazhdojë me projekte që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të Drenasit. Punojmë me përkushtim dhe transparencë, duke ndjekur standardet më të larta të cilësisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”./Telegrafi/