Site icon Telegrafi

Në Drenas dhe Komoran bëhet inspektimi i barnatoreve bujqësore

Në Drenas dhe Komoran ditën e premte është bërë inspektimi në barnatoret bujqësore.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se kjo ka ndodhur në kuadër të përgatitjeve për mbjelljet vjeshtore dhe tregtimin e imputeve bujqësore, transmeton Telegrafi.

“Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit ka zhvilluar inspektime të përbashkëta në barnatoret bujqësore në Drenas dhe Komoran. Inspektimi u realizua nga inspektori i bujqësisë i këtij dikasteri, në bashkëpunim me inspektorin fitosanitar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se gjatë inspektimit, janë hartuar procesverbale të përbashkëta dhe subjekteve iu kërkua të respektojnë ligjet në fuqi.

“Theksi u vu tek kujdesi që duhet treguar gjatë pranimit të imputeve si fara e grurit dhe plehrat artificiale, duke u siguruar që këto produkte të jenë të regjistruara dhe të lejuara për qarkullim në Republikën e Kosovës. Inspektorët gjithashtu kërkuan që të gjitha subjektet të furnizohen vetëm me produkte që janë në regjistrin e MBPZHR-së, që lejohen të importohen, qarkullojnë dhe përdoren në Republikën e Kosovës”./Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version