KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për, siç thonë, “mirëmbajte të planifikuar” dhe “për sigurinë e sistemit”. Ndërprerjet do të jenë si më poshtë:
“Prishtinë
1.
Më 02.12.2016 në NS 110/35/10kV Palaj do të shkyçet:
· Dalja 10 kV Palaj (18024001) prej orës 11:00 deri në ora 14:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Bivolak te Berishët, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullaë, Grabovci, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc.
Arsyeja: shkyçje e domostoshme, bartja e përçuesit nga shtyllat e vjetra në shtylla të reja.
2.
Më 02.12.2016 në NS 220/35/10 kV Podujeva do të shkyçet:
· Dalja 10 kV Livadicë ( 14000011) prej orës 11:00 deri në ora 14:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dumnicë, Shtedim, Mirovc, Livadicë dhe Dogana.
Arsyeja e shkyçjes: shkyçje e domosdoshme-premontimi i dy shtyllave në LP 10 [kV].
Prizren
1.
Më 02.12.2016 në NS 35/10 kV Pirana do të shkyçet:
· Dalja 10 kV Randobrava(30034010) prej ores 10:00 – 14:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Randobravë, Retije e Ulët, Retije e Epërme.
Arsyeja e shkyçjes: shkyçje e domosdoshme-ndërrimi i shtyllave të dëmtuara të tensionit të mesem dhe të ulët.
Mitrovicë
1.
Më 02.12.2016, në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet:
· LP 10 kV Maxhunaj(Stabilimenti shperndares Maxhunaj) prej orës 10:30-16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Samadrexha, Cicilia, Sllakovci, Ropica, Vilanci dhe një pjesë e fshatit Maxhunaj.
Arsyeja: shkyçje e domosdoshme- punime në rrjetin elektrik (evitim i rrezikut).
Gjakovë
1.
Më 02.12.2016 në NS 35/10kV Gjakova 1 do të shkyçet:
· Dalja 10kV Dobroshi(80080007) nga ora 11:00 deri në orën 15:00 .
Gjatë kësaj kohe do të mbesin pa energji elektrike këto lokalitete: Dobroshi dhe Nivokazi.
Arsyeja: shkyçje e domosdoshme, ngritje e shtyllave të betonit.
Ndërprerje për investimet me kërkesë të kontraktorëve
Pejë
1.
Më 04.12.2016 në NS 110/10 kV Klina do të shkyçet:
· Dalja 10 kV Gremniku (520000011) prej orës 09:00-12:00 dhe nga ora 15:00-18:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gremniku, Dollci, Qupeva, Vlljaku, Dushi, Sferka, Perqeva, Rastoka, Kpuzi dhe Qeskova.
Arsyeja e shkyçjes: shkyçje për shkak të investimeve nga kontraktori-ndërrim i TS-it sipas projektit Lot 11 Peja.
2.
Më 03.12.2016 në NS 35/10 kV Klina do të shkyçet:
· Dalja 10 kV Zajmi (kodi: 52056004) prej orës 09:00-12:00 dhe nga ora 15:00- 18:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Videjë, Polc, Zajm, Drenoc, Pjetërq, Dugajevë, Bokshiq, Grabanicë, Dollovë, Qeskovë, Kpuz, Volljakd dhe Sferkë.
Arsyeja e shkyçjes: shkyçje për shkak të investimeve nga kontraktori-ndërrim i TS-it sipas projektit Lot 11 Peja.
Prishtinë
1.
Më 02.12.2016 në NS 35/10 kV Mazgiti do të shkyçet:
· Dalja 10 kV Plemetin ( 15019003) preje orës 11:00 deri në orën 13:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Plemetin, Hamidi, Bivolak, Gllavotin, Bivolak, Strovc, Zhilivodë, Bequk dhe Milloshevë (një pjesë).
Arsyeja e shkyçjes: aftësimi dhe rregullimi i ndarësit të tokëzimit” (sic.), thuhet në njoftim. /Telegrafi/