Telegrafi

Në ditën e pensionimit, Valentino Rossi takon idhullin e tij – Ronaldo Nazarion

Valentino Rossi i ka dhënë fund karrierës së tij në Moto GP.

Në garën e mbajtur në Valencia, legjenda e sportit më të shpejtë në botë përfundoi në vendin e dhjetë.

Por, pozicionimi i tij nuk do të thotë asgjë, përkrah sukseseve që ka arritur në këtë sport.

Lexo po ashtu 'Doktori' i jep fund karrierës në sportin më të shpejtë në botë - Valentino Rossi fitoi nëntë tituj, në 26 sezone dhe garoi në 432 'Grand Prixe'

Pas garës së zhvilluar, Rossin e priti një befasi e këndshme, pasi në grumbullin e disa personave, doli legjenda e futbollit, Ronaldo Nazario.

Motoristi e ka thënë shumë herë se brazilianin e ka një idhull dhe që sot natyrisht se ishte një dhuratë e çmuar për të.

Valentino Rossi, pas 432 Grand Prixeve, 26 sezoneve dhe nëntë titujve kampion bote, ka mbyllur karrierën e tij. /Telegrafi/