Punonjësi kinez që ishte në një balon me ajër të nxehtë ka rënë nga dhjetë metra lartësi – që ishte fatale për të në ditën e parë të punës.
Ishin erërat e forta që e nxorën nga shporta e balonës dhe qëndroi i varur jashtë saj, derisa në një moment humbi forcën dhe ra në tokë, transmeton Telegrafi.
E sipas punëdhënësve, kinezi nuk kishte ndjekur me saktësi procedurat që edhe i kushtuan me jetë. Ai është shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes nga mjekët.
Ngjarja ka ndodhur më 2 tetor në qytetin Zhuzhou në jug të provincën Hunan.
Pamjet e publikuar në internet, shfaqin tashmë të ndjerin duke bërë të pamundurën që të futet brenda shportës – por pa sukses. /Telegrafi/