Në Komunën e Dibrës dhe në Zhupë sot të drejtën e votës e kanë realizuar 33 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Sipas kryetares së Komisioni komunal zgjedhor, Elmira Bakalli, në Komunën e Dibrës për votimin e sotëm janë paraqitur 29 persona të pafuqishëm dhe të sëmurë, por një person nuk ia ka hapur derën këshillit zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së djeshme votuan 15 persona të cilët ndodheshin në vetizolim apo të sëmurë nga coronavirusi.
“Në komunën tonë të drejtën e votës sot e realizuan 4 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, aq edhe sa u paraqitën. Dje te ne nuk kishte votime, për shkak se nuk kishte të paraqitur”, deklaroi Eran Zuber, kryetari i Komisionit komunal zgjedhor për Qendër Zhupë.
Në Zhupë, sipas Zuberit, do të votohet në 16 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 7.061 qytetarë./Telegrafi/