Shumica e femrave pasi që i mbushin 50 vjet konsiderojnë që nuk është e mundshme të ruajnë peshën e shëndetshme të trupit, mirëpo kjo damë këtë e demanton.
Carolyn Hartz në rroba banje duket në atë mënyrë që edhe shumica e femrave shumë më të reja t’ia kenë lakmi, transmeton Telegrafi.
Kjo australiane ka hequr dorë nga sheqeri para 28 vjetësh, pasi që ishte bërë vërtet e varur nga ëmbëlsirat, dhe i ka qëndruar vendimit të vet që ta jetojë jetën duke u ushqyer shëndetshëm, por pa sheqer.
Nga ky vendim i saj ka bërë edhe punë të suksesshme, ka themeluar “Sweet Life”, ka shkruar librin si të përgatiten ushqimet dhe si të jetohet pa sheqer, madje edhe në ëmbëltore, por jo rrallë është temë e shumë revistave Lifestyle.
Në intervistën dhënë për Daily Mail Australia, ka thënë që shumica e femrave pasi që i mbushin 50 vjet konsiderojnë që nuk është e mundshme të mbajnë peshën e shëndetshme të trupit.
Disa femra të moshës dyzetvjeçare i kanë thënë se qëkur janë bërë nëna mund vetëm të ëndërrojnë për kthim në figurën e tyre ideale.
Mirëpo se vërtet kjo është e mundshme, me shembullin e vet u ka treguar vetë Carolyn, e cila, i ka më shumë se 70 vjeç, por që duket kështu. /Telegrafi/