Kjo është një pyetje e vjetër, dhe më në fund është gjetur një përgjigje për këtë. Pas disa hulumtimeve, ‘Target Map’ ka zbuluar se meshkujt e cilit shtet i kanë penisët më të mëdhenj në botë.
Mesatarisht, është zbuluar se meshkujt me penisët më të mëdhenj (16 cm deri 19 cm) mund të gjenden në Ganë, Gabon dhe Nigeri, transmeton Telegrafi.
Përveç këtyre, edhe meshkujt e Italisë dhe Norvegjisë janë renditur në maje të listës sa i përket meshkujve me madhësinë më të madhe mesatare të organit mashkullor.
Por, ku është renditur Britania e Madhe? Sipas të dhënave, britanikët gjenden diku në mes, ku madhësia mesatare e penisit në Britani është rreth 13 – 15 centimetra.
Sidoqoftë, siç e thotë edhe thënia, madhësia nuk ka rëndësi!
Ndërkohë, muajin e kaluar të dhënat kanë treguar se 36 për qind e meshkujve britanikë dhe partneret e tyre kishin raportuar se janë të pakënaqur me madhësitë e tyre. /Telegrafi/