A jeni gati për tu zhvendosur, por nuk jeni të sigurt se ku dëshironi të shkoni?
Këtë mëdyshje një aplikacion i ri po mundohet ta largojë. Shërbimi i ri i quajtur Teleport shpreson që ta bëjë më të lehtë për ju zgjedhjen e qytetin tuaj të ri, duke bërë disa sugjerime të bazuara në parametrat që ju zgjidhni, shkruan Mashable.
“Eksploroni qytetet më të mira bazuar në preferencat tuaja personale”, thotë në faqen e saj Teleport. “Ne do të ju ndihmojmë me përgatitjen dhe ekzekutimin e veprimit.” Për të filluar është shumë e lehtë.
Vetëm regjistrohuni dhe zgjidhni gjërat që janë të rëndësishme për ju në një qytet si “kostot e jetesës”, “ambienti për fillimin e një biznesi të ri”, “kostoja e strehimit”, “universitetet ” dhe të tjerat.
Aplikacioni gjithashtu ka një vend për karrierën, edhe pse mundësitë janë të kufizuara. Provojeni shërbimin, dhe shikoni se cili do të ishte opsioni më i mirë për ju nëse dëshironi që të largoheni nga vendlindja juaj.