Site icon Telegrafi

Në cilën shenjë të zodiakut kanë lindur më pak njerëz dhe në cilën më shumë

A jeni edhe ju ndër ta?

Si i përket shenjës më të rrallë, fjala është për personat më ambiciozë dhe më të aftët, për të cilët shumica thonë që janë kokëfortë, por një ndër karakteret e tyre kryesore është që qëndrojnë fortë në këmbët e tyre.

Nëse edhe juve u stolis ambicia dhe iniciativa dhe qëndroni fortë në tokë, atëherë përfundimisht jeni Bricjap në horoskop, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shumica do të thoshin që fjala është për persona kokëfortë, kjo mbase është më pak e rëndësishme, sepse janë ndër shenjat më të përgjegjshme dhe më të aftë.

Nëse keni një mik apo partner në Bricjap, dijeni se keni hasur në një “perlë të rrallë”, me ta gjithmonë e dini se çfarë jeni duke bërë, ata do të jenë gjithmonë pranë jush, dhe do të jenë gjithmonë besnik.

Konsiderohen si shenja më e rrallë, sepse është konstatuar që festojmë më së paku ditëlindje mes 25 dhjetorit dhe 1 janarit.

Nga ana tjetër, një nga shenjat e ujit që karakterizohet nga emocionaliteti, por edhe këmbëngulja, është më e përhapura ndër njerëzit në mbarë botën. Fjala është për Akrepin.

Portalet astrologjike e përfshijnë këtë shenjë në krye të shenjave të zodiakut për sa i përket pranisë, pasi siç u zbulua ajo përbën deri në 9.6 për qind të popullsisë amerikane.

Akrepat janë liderë të shkëlqyeshëm dhe kanë emocione dhe njohuri të forta, por gjithashtu mund të tregojnë xhelozi.

Akrepat enigmatikë, misteriozë dhe disi të errët, me shumë gjasa janë ngjizur rreth ditës së Shën Valentinit, kështu që gjithçka është e qartë. /Telegrafi/

Exit mobile version