Site icon Telegrafi

Në cilat shtete jetojnë bashkëshortët më të mirë?

Rezultatet e studimit të Organizatës botërore të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit kanë treguar që sllovenët mesatarisht shpenzojnë 114 minuta në ditë duke i kryer punët e shtëpisë. Më së paku kohë për punë shtëpiake shpenzojnë meshkujt në Indi – vetëm 19 minuta!

Ekspertët si arsye kryesore theksojnë dallimet kulturologjike, ndërkaq as evropianët nga disa shtete më të zhvilluara nuk janë aq të zellshëm, transmeton Telegrafi. Në të vërtetë, italianët kalojnë më pak se një orë duke u ndihmuar bashkëshorteve të tyre, hungarezët pak më shumë, ndërkaq turqit mezi 21 minuta.

Pas sllovenëve, meshkujt më të zellshëm janë danezët, pastaj estonët,ndërkaq francezët janë në vendin e katërt me 98 minuta të shpenzuar në kryerjen e punëve të shtëpisë.

Ekspertët, transmeton Telegrafi, shtojnë që ndarja e punëve në shtëpi është e lidhur drejtpërdrejt me fuqinë ekonomike – dallimin në paga midis meshkujve dhe femrave. Pikërisht nga këto arsye në shoqëritë ku dallimi është më i madh, femrat që kanë paga më të vogla do të marrin mbi vete obligimet rreth familjes.

Ky dallim është më i vogël në shtetet skandinave. /Telegrafi/
 

Exit mobile version