Një nga gjërat më të këqija që mund t’ju ndodh në një udhëtim është të vidheni pa e vënë re.
Situata në të cilën ngeleni pa portofol me dokumente apo telefon në një vend të huaj nuk është aspak e këndshme.
Kjo dukuri është shumë evidente dhe që ndodh shpesh, madje edhe në qytetet më të njohura evropiane.
Por gjëja që duhet të keni parasysh është të keni kujdes dhe të kontrolloni herë pas here xhepat, apo edhe çantat.
Këto incidente ndodhin në sekonda. Shpesh nuk do të kuptoni ka ndodhur diçka derisa të vini re se portofoli juaj është zhdukur kur shkoni të paguani për diçka më vonë.
Sipas Trup Advisor këto janë 10 pikat turistike të disa qyteteve evropiane ku vjedhjet ndodhin më së shumti.
Në Itali – tek Koloseumi, Duomo di Milano, Galeria Degli Uffizi, Fontana Trevi, Panteoni
Në Francë – tek Musée d’Orsay, Kulla Eifel, Arc de Triomphe, Cathédrale Notre-Dame de Paris, Muzeu i Luvrit
Në Spanjë – tek Basilica de la Sagrada Familia, Plaza Mayor, Madrid, Alhambra, Muzeu Kombëtar Prado, Las Ramblas
Në Gjermani – tek Porta e Brandenburgut, ndërtesa e Reichstag, Marienplatz, Galeria e Anës Lindore, Memoriali i Holokaustit
Në Holandë – tek Shtëpia e Anne Frank, Muzeu Van Gogh, Distrikti i Dritave të Kuqe, Rijksmuseum,
Në Portugali – tek Castelo de S. Jorge, Oceanário de Lisboa, Ponte de Dom Luís I, Alfama, Mosteiro dos Jeronimos
Në Turqi — tek Xhamia Hagia Sophia, Cisterna e Bazilikës, Pallati Topkapi, Distrikti Sultanahmet, Xhamia Blu
Në Greqi – Akropolis, Muzeu i Akropolit, Venecia e Vogël Mykonos, Qyteti Mesjetar, qyteti i Rodos, Partenoni. /Telegrafi/