Site icon Telegrafi

Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60

Larja e çarçafëve në 90 gradë mund të dëmtojë materialin në shumë raste.

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se 90 gradë është temperatura më e mirë për të hequr qafe mikrobet, kjo temperaturë nuk rekomandohet nga ekspertët.

Eksperti i larjes së rrobave dhe materialeve, James Higgins, deklaroi se shtrojat duhet të lahen në temperatura të ndryshme në varësi të rrethanave, por në përgjithësi është më mirë të lahen në një temperaturë më të ulët.

“Në shumicën e rasteve, shtrojat dhe çarçafët duhet të lahen në temperatura të ulëta, gjë që mund të ndihmojë në jetëgjatësinë e tyre, duke reduktuar gjithashtu sasinë e energjisë që përdorni”, thotë Higgins.

Rekomandohet që çarçafët të lahen një herë në javë dhe që ato të pastrohen në temperaturë më të ulët.

Ekspertët rekomandojnë që temperatura 40 gradë është e mjaftueshme për t’i larë shtrojat. /Telegrafi/

Exit mobile version