Site icon Telegrafi

Në “çerdhen” e talebanëve lulëzon një biznes, tregtarët e armëve çdo herë e më të pasur në Afganistan

Marrja e pushtetit nga ana e talebanëve në Afganistan i ka sjellë shumicës së banorëve një lloj shoku, por jo të gjithë kështu ndihen.

Tregtari i armëve Kan Mohamed është duke e shfrytëzuar në maksimum këtë situatë. Në mes një barnatore dhe një dyqani ushqimor, lokali i tij në rajonin Pandzvaj në jug të Kandaharit, “çerdhja” e talebanëve është mbushur me “mall” të freskët, transmeton Telegrafi.

Rroba të kamufluara, fishekë të varur në mur derisa Mohamed prezanton “mallin” e tij përfshirë revolet Smith & Wesson, prodhim amerikan.

Revole, granata dore, radiolidhje dhe kavanozë të mbushur me fishekë të vendosur në vitrinat e lokalit. Megjithatë shumë qytetarë po i dorëzojnë armët duke vlerësuar se nuk do të kenë nevojë më për to.

Por Mohamad thotë se ai blen dhe shet armë – duke pranuar se ato ua shet muxhahedinëve – duke iu referuar kështu talebanëve.

Talebanët prej vitesh kishin siguruar armët dhe municionin në treg të zi. Gjithashtu kanë sekuestruar armë dhe pajisje në vende ku ka pasur luftime, dhe që dikur ishin-baza ushtarake dhe tani janë braktisur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version