Në çdo sistem autokratik, dashuria për kreun e shtetit duhet të jetë e para.
Vargjet, duartrokitjet, dhe çdo gjë tjetër janë të rezervuara për udhëheqësin e madh, të gjitha me qëllimin që askush nuk do të vërë në dyshim mbështetjen që ai ka.
Aleksandar Vuçiq përshtatet plotësisht në atë përshkrim: Ka duartrokitje, edhe pse të porositura dhe përgatitura, ai gjithashtu ka mbështetje, megjithëse pensionistët nuk u pyetën kur u dërguan në tubimin e tij duke i mashtruar se po i dërgonin në ekskursion.
Čas političkog vaspitanja i uvežbavanje aplauza na gradilištu Kliničkog centra, pred dolazak @avucic i Lončara. 🤣 pic.twitter.com/1Ad9Mds64y
— Kuke i motike (@njpetrovic) August 3, 2021
Përshtypjet nga skenat para Qendrës Klinike të Serbisë ende nuk janë shuar, kur pak para ardhjes së shefit dhe udhëheqësit të madh Vuçiq, organizatorët e zellshëm u mësuan punëtorëve se si ta duartrokisnin atë dhe Lonçarin, duke u arsyetuar se “kjo është qeveria më e mirë në historinë e re serbe”, raporton nova.rs.
Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se si zyrtari i Qendrës Klinike ushtron punëtorët dhe këdo tjetër se si duhet të pritet udhëheqësi i tyre shpirtëror.
Dy ditë më vonë, “udhëheqësi i madh” u nis për në udhëtimin e Busit, ku foli për ngjarjet e luftës, dëbimin e serbëve nga Kroacia, detyrimet e Serbisë ndaj qytetarëve të saj, historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Dhe duket se Vuçiq e dinte paraprakisht se fjalimi do të ishte “historik” dhe se ai kishte nevojë për një audiencë të madhe.
Dhe kjo ndodhi duke i dërguar disa pensionistë në fjalimin e tij, megjithëse atyre u ishte thënë se po shkonin në një ekskursion një ditor. /Telegrafi/