Site icon Telegrafi

Në Bosnjë dhe Hercegovinë tri herë më shumë raste me COVID-19 sesa një ditë më parë

Në 24 orët e fundit, në Bosnjë dhe Hercegovinë janë regjistruar 159 raste të reja të infeksionit me coronavirus.

Dhe ky numër është shumë më i lartë, krahasuar me një ditë më parë (45), shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi.

Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar për ndonjë të vdekur nga COVID-19.

Këto të dhëna kanë dalë pasi institucionet e kujdesit shëndetësor në BeH testuan një total prej 2,442 testesh (dje 1,166). /Telegrafi/

Exit mobile version