Në ambientet e Bibliotekës Publike ‘Ibrahim Rugova’ në Gjakovë, gjatë ditës së sotme është mbajtur aktiviteti ‘Ora e Shkrimtarit’, aktivitet ky i organizuar nga shkrimtari Engjëll Berisha, i cili njëkohësisht është udhëheqës i Bibliotekës ‘Ibrahim Rugova’.
Përveç shumë të pranishmëve që ishin mbledhur për ta përcjellur këtë aktivitet, në mesin e tyre ishin edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Adea Roka Pylla, Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj dhe Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Gjevalin Nikollbibaj.
Në fjalën e tij kryetari Gjini vlerësoi punën që bën Berisha si udhëheqës i Bibliotekës ‘Ibrahim Rugova’, si dhe potencoi që përveç punës së tij si udhëheqës i këtij intutucioni kaq të rëndësishëm për qytetin tonë, Gjini u shpreh se Engjëll Berisha është një krijues modest dhe origjinal.
Ndërsa poeti Berisha, në fjalën e tij para atyre që ishin mbledhur pr ta përcjellur aktivitetin ‘Ora e Shkrimtarit’ tha se poezia vazhdon të mbetet një nga pasionet e jetës së tij, një art përmes së cilit ai mundohet t’i shfaqë emocionet dhe momentet që kanë ndikim në jetën e tij.
Aktiviteti ‘Ora e Shkrimtarit’ u mbështet nga Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sporit. /Telegrafi/