Site icon Telegrafi

Daçiq thotë se në Bijelinë të Bosnjës u arrestua vozitësi që transportoi të dyshuarin për vrasjen e policit në Serbi

Në Bijelinë të Bosnje e Hercegovinës është arrestuar personi që besohet të jetë i dyshuari në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e policëve serbë në pikëkalimin kufitar në Loznicë.

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq tha se një i dyshuar është arrestuar në Bijeljinë për transportimin e vrasësit nga Presheva në Loznicë

“Z.R. është arrestuar në Bijeljinë pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska. (1985), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë”, ka thënë ai.

Ai tha se si bashkëpunëtore u arrestua edhe bashkëshortja e tij I.R. në Mlladenoc.

Siç raporton InfoBijelina, në këtë qytet është atmosferë e tensionuar, për faktin se rrugët janë bllokuar dhe se po kryhen kontrolle në pothuajse çdo veturë dhe person që kalon, transmeton Telegrafi.

Ishte polici serb Nikolla Krsmanoviq, 34-vjeç, që u qëllua me revole në gjoks dhe ndërroi jetë në spital, derisa kolegu i tij Vjekoslav Iliq, 50-vjeç, mbeti i plagosur në sulmin e Lloznicës.

Lexo po ashtu Vritet një polic në Serbi dhe një tjetër plagoset, Daçiq thotë se i dyshuari është nga Kosova

Të shtënat ndodhën  gjatë një kontrolli rutinor të një taksie nga ana e policisë kufitare, nga e cila u hap zjarr mbi zyrtarët policor.

Nga ministria e Brendshme e Serbisë u tha se brenda veturës gjendeshin dy persona, kurse i dyshuari për vrasje dhe plagosje është larguar nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version