Në Bibliotekën e Qytetit në Podujevë është vendosur një kënd i leximit me libra gjermanë, të cilën e ka dhuruar Ambasada Gjermane në Kosovë.
Sipas një njoftimi të bërë nga komuna e Podujevës, përmes këtij këndi lexuesit do të mund të njihen me kushtetutën gjermane dhe me rolin e të rinjëve në demokraci.
“Përmes këtij këndi me libra dhe revista gjermane, lexuesit kanë mundësinë të njohin edhe historinë e krijimit të Kushtetetuës gjermane, rolin e të rinjve në demokracinë e sotme, etj”, thuhet në njoftim.
Në hapjen e këndit të leximit mori pjesë drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit Vlora Humolli dhe shefja e Kabinetit të Kryetarit, Edona Çitaku./Telegrafi/