Site icon Telegrafi

Ne besojmë deri në fund – Shaqiri synon tri fitore për Stoke Cityn

Anësori shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, ka deklaruar se ai vazhodn të besojë në sukses për skuadrën e tij.

Ekipi i Paul Lambert ishte në rrugë të mirë për të arkëtuar tri pikë kruciale ndaj West Hamit para se të pranonte golin e barazimit në minutën e fundit në London Stadium.

Goli i Carroll në minutën e fundit e lë Stoken në vendin e 19-të në tabelë me pesë pikë larg mbijetesës me katër ndeshje të mbetura.

Stoke pret Burnleyn dhe Crystal Palacen në shtëpi teksa i shkon Liverpoolit dhe rivalëve direkt Sëanseas, ndërkaq ylli shqiptar ka mendim pozitiv për mbijetesën.

“Ne kemi katër ndeshje dhe ekziston ende besimi”.

“Ne duhet të fitojmë tri ndeshje, është kaq e thjeshtë. Ne kemi dy ndeshje në shtëpi dhe dy në udhëtim. Nëse i fitojmë ato dy në shtëpi dhe një në udhëtim, do të jemi në Ligën Premier”.

“Ne besojmë deri në fund. Ne jemi ende këtu”.

“Kjo është hera e parë për mua në betejë për mbijetesë, por ne kemi lojtarë të mëdhenj që na duhen në këto ndeshje. Duhet të luajmë më mirë”.

“Shpresoj se në katër ndeshjet e fundit do të qëndrojmë bashkë dhe të fitojmë minimalisht tri ndeshje”, potencoi Shaqiri. /Telegrafi/

Exit mobile version