Në 24 orët e fundit, në Bosnjë dhe Hercegovinë janë regjistruar edhe 1,279 raste të reja me coronavirus.
Sipas të dhënave të fundit, shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3,303 njerëz.
Veç rasteve të reja, janë regjistruar edhe 34 raste të vdekjes, si rezultat i infeksionit me coronavirus.
Ndryshe, një ditë më parë, u regjistruan 1,179 raste të reja të coronavirusit, u realizuan 3,184 teste dhe u regjistruan 62 vdekje.
Siç bëhet e ditur më tej, raste të reja janë regjistruar në të gjitha kantonet. /Telegrafi/