Site icon Telegrafi

Në Bayern, takimi urgjent zgjati deri në mesnatë – u mor vendimi përfundimtar për Thomas Tuchel

Lojtarët e Bayern Munichut vazhduan të përjetojnë një agoni të vërtetë dhe ndaj Bochumit, derisa pësuan humbjen e tretë në vetëm tetë ditë.

Duke u mposhtur nga Bochumi (3-2), Bayern i zvogëloi në minimum shanset për të fituar titullin e Bundesligës, pasi Bayer Leverkusen tani ka një avantazh prej tetë pikësh në krye të tabelës. Përveç kësaj, skuadra ka mbetur pa Kupën dhe Superkupën, por trajneri Tomas Tuchel është ende aty.

Pas disfatës nga Bochum mbrëmë, te gjigantët bavarez është thirrur një mbledhje urgjente, e cila ka zgjatur thuajse deri në mesnatë. Ndonëse ishte i pritshëm shkarkimi i Tuchel, i cili është nën kritikat e publikut në Gjermani dhe tifozëve të Bayernit, nuk ndodhi.

Lexo po ashtu Humbje që kushton titull kampioni, Bayern Munich mposhtet kësaj radhe nga Bochum

Përkundrazi, drejtuesit e Bayernit vendosën t’i japin një shans të ri Tuchelit dhe të vazhdojnë me të sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ka gjasa që pas këtij vendimi pakënaqësia e fansave të jetë edhe më e madhe.

“Ndjej mbështetje. E di se çfarë marrëdhënie kam me drejtorin ekzekutiv, Jan-Christian Dreesen dhe si bashkëpunojmë. Ai e di se sa më mërzit kjo situatë dhe sa përpjekje po bëjmë”, deklaroi Tuchel pas një tjetër humbjeje.

I gjithë sezoni i Bayernit është në rrezik në vetëm një javë. Pas disfatës në derbin ndaj Leverkusenit, pasoi një disfatë në Ligën e Kampionëve ndaj Lazios në ndeshjen e parë të 1/8-ave, ndërsa bavarezët humbën mbrëmë edhe ndaj Bochum-it në Bundesligë. /Telegrafi/

Exit mobile version