Rreth 30% e femrave e kanë pranuar se pasi që të kenë filluar jetën e përbashkët me partnerin, edhe kishin konsumuar më shumë, që kishte rezultuar me shtimin e peshës.
E njëjta përqindje e meshkujve e kishte pranuar se kishin zvogëluar konsumimin e ushqimit në organizëm. Shumica prej tyre kishin theksuar se menjëherë pas shpërnguljes në kulm të përbashkët kishin filluar që më shpesh të konsumojnë ushqimin e ‘grave’, siç janë jogurti dhe sallata.
Ekspertët theksojnë se çiftet që së bashku përgatisin ushqimin shpeshherë nuk marrin parasysh dallimet në nevojat e organizmit dhe shpeshherë konsumojnë të njëjta porcione të ushqimit.
“Bashkimi i ushqimit personal me ushqimin e partnerit, pos kilogramëve shtesë, do të ketë edhe pasoja të tjera negative. Meshkujt kanë nevojë për tjera vitamina B në krahasim me femrat”, thotë ekspertja Fiona Hanter. /Telegrafi/