Në ditën kur është dashur të martohet, Mamun varrosi 16 anëtarët e familjes që i mbyti rrufeja rrugës drejt dasmës së tij, shkruan BBC.
Anëtarët e familjes së tij ishin veshur me rroba solemne dhe kishin hipur në një barkë, për të shkuar drejt vendit ku po zhvillohej dasma. Por në ato momente filloi një stuhi, transmeton Telegrafi.
Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që po binte, barka u ndalë e familja u strehua në një lloj bodrumi pranë lumit, që më vonë u godit nga rrufeja.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në Bangladesh çdo ditë nga goditja e rrufesë humbin jetën mesatarisht 300 persona.
Rrufeja është “vrasësi” i madh në Bangladesh, ku brenda një viti më shumë njerëz e pësojnë nga rrufeja sesa nga përmbytjet.
Mamun ka folur për BBC duke treguar se çfarë në të vërtetë ndodhi në ditën tragjike në vitin 2021, kur 21-vjeçari po bëhej gati për martesë në shtëpinë e familjes së gruas, kur dëgjoi një zhurmë të madhe.
Disa minuta më vonë mësoi për lajmin e kobshëm. Vrapo me shpejtësi deri te familjarët.
“Disa prej tyre ishin të përqafuar. Të lënduarit qanin nga dhimbjet, e fëmijët ishin të shokuar. Nuk e dija se kujt duhej t’i ofroja më parë ndihmën”, tha Mamun.
Ai pranoi se nga goditja e rrufesë me jetë e pësuan babai, gjyshja e gjyshi, xhaxhallarët dhe hallat. Nëna e tij nuk ishte në barkë dhe kështu i mbijetoi më të keqes. /Telegrafi/