Në këtë banesë plotësisht funksionale janë vendosur të gjitha gjërat e domosdoshme për jetë: kuzhina, dhoma e ditës dhe dhoma e gjumit, si edhe banja
Ky çift nga Australia ka treguar se si me rregullim të mirë dhe me pak kreativitet është e mundshme të keni banesë plotësisht funksionale, transmeton Telegrafi.
Kur hyni në banesë, në shikim të parë, duket që aty është vetëm dhoma e ditës dhe banja nga ana e majtë. Mirëpo, kur të largohen perdet pas saj fshihet hapësira e madhe e gardërobës, si edhe krevati me palosje.
Kur bie errësira dhe krevati shpaloset, kjo hapësirë shndërrohet në dhomë gjumi.
Perdja është e vendosur në atë mënyrë që mund të lëvizet rreth gjithë dhomës, andaj sipas nevojës mund të errësojë hapësirën kur ka diell të fortë.
Dritaret e mëdha i kanë dhënë iluzion të hapësirës më të madhe, ndërkaq tavolina e punës, sipas nevojës, shndërrohet në tavolinë ngrënie.
Në videon në vijim shikoni si duken edhe hapësirat e tjera:
/Telegrafi/