Uefa ka vendosur që ndeshja mes Borussia Monchegladbach – Manchester City të mos zhvillohet në Gjermani.
Njësoj siç ishte ndryshuar takimi mes RB Leipzig – Liverpool, është vepruar edhe me këtë sfidë për shkak të pandemisë COVID-19.
Shteti gjerman nuk lejon hyrjet nga Britania e Madhe dhe për këtë arsyeje UEFA është detyruar ta ndryshojë vendin e ndeshjes.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Puskas Arena të Budapestit, njësoj si ajo mes RB Leipzig dhe Liverpool.
UEFA have released the following statement regarding our #UCL last 16 first leg tie against Borussia Monchengladbach.
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re
— Manchester City (@ManCity) February 8, 2021
“UEFA mund të konfirmojë që ndeshja e parë e raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve midis Borussia Monchengladbach dhe Manchester City tani do të zhvillohet në Puskas Arena në Budapest”.
“Data e ndeshjes 24 shkurt 2021 dhe koha e fillimit 21: 00 do të mbetet e njëjtë.
“UEFA dëshiron të falënderojë Borussia Mönchengladbach dhe Manchester City për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të ngushtë, si dhe Federatën Hungareze të Futbollit për ndihmën e tyre dhe dakordësinë për të organizuar ndeshjen në fjalë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. /Telegrafi/