Telegrafi

Ndryshimet në Ligën e Kampionëve i konfirmon edhe BT Sport

BT Sport i ka fituar përsëri të drejtat e Ligës së Kampionëve, por lajmi i madh është se do të ketë ndryshime në orar. 

Të hënë u konfirmua se BT Sport i ka fituar të drejtat televizive për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në Britaninë e Madhe.

Sipas asaj që konfirmon kompania kjo marrëveshje do të zgjatë deri në sezonin 2020/21.

Ndeshjet drejtpërdrejtë, video të shkruara me rastet kryesore nga ndeshjet, e gjithçka tjetër do të vijnë nga kompania BT.

BT Sport ka paguar 1.2 bilion funte në marrëveshjen me UEFA-n.

Tifozët duhet të dinë se do të ketë ndryshime, por që janë në të mirë të tyre.

“Liga e Kampionëve do të jetë edhe më e fortë nga sezonin 2018/2019, pasi që do të luajnë nga katër skuadra të Anglisë, Spanjës, Gjermanisë dhe Italisë, që i bie më shumë ndeshje të forta mes vete”.

“Fansat duhet të jenë të lumtur pasi që Ligën e Kampionëve do ta shohin në dy orare, nga ora 19:00 dhe nga ora 21:00-të edhe në fazën e grupeve”, shkruhet në njoftimin e BT Sport.

Aktualisht, të gjitha ndeshjet e grupeve në Ligën e Kampionëve fillojnë në ora 20:45.

Tashmë formula e re më dy orare të ndryshime brenda ditës, sot shtojë interesim  në të gjithë Evropës. /Telegrafi/