Site icon Telegrafi

Ndryshimet gjenetike mbrojnë zemrën

Magazina shkencore Science, ka publikuar se tek 5% e të hulumtuarve është zbuluar një mutacion që lehtëson zbërthimin e shtresave të triglicerideve në enët e gjakut.

Është zbuluar se ndryshimet tek gjeni me emrin APOC3 janë lidhur me rritjen e përqendrimit të kolesterolit të mirë (HDL) si dhe me uljen e kolesterolit të keq (LDL), gjë që përmirëson gjendjen e enëve të gjakut.

Hulumtuesit besojnë se të dhënat e marra nga 800 persona të hulumtuar, do të ndihmojnë në zhvillimin e një terapie të re për kontrollimin e kolesterolit në gjak.

Exit mobile version