Site icon Telegrafi

Ndryshime të vogla të dobishme

Shembulli 1. Gjatë larjes së përditshme të duarve apo dhëmbëve, paramendoni sasinë e ujit që rrjedh pa nevojë gjatë kohës kur i bëni duart me sapun ose gjatë kohës kur e mbani brushën në gojë. Nëse gjatë kësaj kohe e mbyllni ujin, do të kurseni, dhe njëkohësisht juve nuk do t’u mungojë asgjë. Ngjashëm duhet të veproni edhe kur të bëni dush.

Shembulli 2. Shpenzimi i energjisë elektrike do të zvogëlohet nëse keni kujdes në mosftohjen e vazhdueshme të dhomës duke hapur derën ose dritaren, dhe duke mos e tepruar me nxehtësi. Në shumicën e shtëpive temperatura e dhomës gjatë dimrit është shumë më e lartë sesa rekomandohet (20 °C).

Mjafton që këta dy shembuj të kihen parasysh dhe të bëhen traditë, njëkohësisht të aplikohen ngjashëm edhe në nevojat tjera të përditshmërisë, atëherë do të kurseni shumë duke i shërbyer familjes dhe rrethit ku jetoni.

Exit mobile version