Site icon Telegrafi

Ndryshime të mëdha për sezonin e ri në Serie A: Zvogëlohet afati kalimtar i verës dhe dimrit, kampionatit i shtohet Boxing Day

Ndryshime të mëdha në sezonin 2018-19 në Serie A, që do të zhvillohet nga 19 gushti deri më 26 maj, me afatin e dimrit dhe atë veror që do të shkurtohet, teksa kampionatit do t’i shtohet edhe Boxing Day.

Presidenti i CONI-it, Giovanni Malago, njoftoi zhvillimet këtë mbrëmje mes drejtuesve dhe ka zbuluar ndryshimet rrënjësore në orarin e zakonshëm.

“Sezoni i ardhshëm i Serie A do të fillojë më 19 gusht dhe Superkupa Italiane është më 12 gusht, me një vend që ende duhet të konfirmohet”, ka thënë fillimisht Malago.

Lexo po ashtu Federata Angleze e Futbollit merr vendim për zvogëlimin e afatit kalimtar të transferimeve të verës, mbyllet pas ndeshjes së parë kampionale

“Vitin e ardhshëm, do të ketë dy raunde të mesjavës më 26 dhe 3 prill, plus kemi miratuar formulën e një orari ‘Boxing Day’, kështu që do të ketë ndeshje më 22, 26 dhe 30 dhjetor me sezonin që rifillon më 20 janar”.

Presidenti i CONI-it, Giovanni Malago’ (Getty Images)

“Java e 13 janarit do të jetë tërësisht në lidhje me Kupën e Italisë me një ndryshim në formatin aktual”.

“Nuk është më e detyrueshme që klubet e mëdha të kenë lojë në terrenin e tyre, kështu që të gjitha do të bëhen me short të hapur”.

Lexo po ashtu Ndeshjet e javës së 27 në Serie A pritet të zhvillohen me 3 dhe 4 prill, por jo edhe Derby della Madonnina  

“Sa i përket tregut të transferimeve, ne kemi bërë disa modifikime të rëndësishme. Sesioni veror do të mbyllet më 18 gusht, 24 orë para fillimit të sezonit të Serie A”.

“E njëjta gjë do të shkojë për afatin e janarit, i cila pritet të mbyllet më 19 janar”, përfundoi Presidenti i CON-it. /Telegrafi/

Exit mobile version