Site icon Telegrafi

Ndryshime te Gjermania

Kampioni aktual i Botës, Gjermania do ta luaj ndeshjen e fundit në grup ndaj Irlandës së Veriut.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Joachim Low, ka siguruar pjesëmarrjen në 16 më të mirat ndërsa do ta luaj ndeshjen e fundit pa presion.

Kështu sipas asaj që ka shkruar Sport Bild, trajneri i gjermanëve, Joachim Low do të bëjë ndryshime në formacion.

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi do të rikthehet përsëri si titullar, duke pushuar Mats Hummels, ndërsa në vend të Mesut Ozil do të aktivizohet Leroy Sane.

Ndërkohë nga minuta e parë pritet edhe aktivizimi i sulmuesit Mario Gomez i cili do ta lë në bankën rezervë Julian Draxlerin. /Telegrafi/

Exit mobile version