Behrami, Shaqiri dhe të tjerë futbollistë të kombëtares së Zvicrës e kuptuan vetëm pas orës 17:30 në Baltik Arena se brenda 60 minutash është bërë 11 shkallë celsius më pak.
Ishte 28 shkallë celsius me 70 për qind lagështi të ajrit në mesditë në Kaliningrad. I nxehti ishte i padurueshëm.
Pak orë më vonë në enklaën ruse mes Polonisë dhe Lituanisë ndodh një rënie ekstreme e temperaturave.
Në stërvitjen e zhvilluar në Baltik Arena papritmas temperatura kishte rënë në 17 shkallë celsius.
Era e mprehtë karakterizoi stërvitjen e lojtarëve të Zvicrës, që ishte stërvitja e fundit para ndeshjes ndaj Serbisë.
Për ndeshjen e të premtës është parashikuar një mot me temperatura edhe më të ulëta, vetëm 11 shkallë celsius.
Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic nuk e ka brengë temperaturën dhe në konferencë për shtyp nuk shprehu brengë për këtë shkruan Blick.ch.
Më parë Zvicra përjetoi ndryshim temperaturash edhe pas transferimit për ndeshjen e parë nga Togliatti drejt Rostovit, ku në qytetin bregdetar temperaturat ishin mjaft të larta.
Zvicra zhvillon duelin e ardhshëm ndaj Serbisë të premtën mbrëma nga ora 20:00. /Telegrafi/