Burime të shumta në Itali pohojnë se pronarët e Romës po mendojnë të zgjasin kontratën e Jose Mourinhos dhe mund të takohen me trajnerin portugez para fundit të vitit.
Marrëveshja aktuale e portugezit në Stadio Olimpico skadon në qershor 2024 dhe vetëm pak javë më parë , Special One pritej të largohej në fund të sezonit.
Megjithatë, Calciomercato.com dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se skenari ka ndryshuar papritur pasi pronarët e Romës tani po konsiderojnë të zgjasin qëndrimin e Mourinhos në klub.
Sipas Calciomercato, dy palët mund të takohen para fundit të dhjetorit për të nisur negociatat. Mourinho nuk do të mendojë për uljen e pagave, por sipas Gazzettas, trajneri dëshiron të qëndrojë te Roma.
Shumica e tifozëve të Romës po bëjnë presion për zgjatjen e kontratës së Mourinhos dhe klubi është i kënaqur me rezultatet e fundit brenda dhe jashtë fushës.
Giallorossi janë në vendin e katërt në tabelën e Serie A, me 24 pikë me Napolin, në të njëjtën kohë, të ardhurat e stadiumit janë rritur në mënyrë drastike gjatë qëndrimit të Special One me Stadio Olimpico shpesh të shitur.
Raportohet se Mourinho e ka vlerësuar veçanërisht intervistën e fundit të Tiago Pintos, ku drejtori i Romës e mbrojti atë pas pretendimeve për gjyqtarin Matteo Marcenaro, kështu që ka ende shanse që ai të zgjasë qëndrimin e tij në kryeqytet. /Telegrafi/