Shumica e femrave, me qëllimin që të ndërtojnë lidhje të përsosur, përplot besim dhe afsh, bëjnë veprime të caktuara të cilat meshkujt i përjetojnë si kërcënim. Prandaj ndodh shpesh që meshkujt të ikin
Nuk është rast i rrallë që mashkulli në çast zhduket nga jeta e një femre, duke e lënë të hutuar dhe të traumatizuar.
Edhe pse ai është vetëm një veprim qyqar, duhet patjetër ta pranojmë që shumica e pjesëtareve të gjinisë femërore shpesh bëjnë veprime të gabueshme me të cilat largojnë partnerin nga vetja, transmeton Telegrafi.
Qe për çka më së shpeshti është fjala:
Përpiqeni ta ndryshoni
Sado që të dëshironi t’ia ndryshoni disa gjëra partnerit, si p.sh. higjienën më të mirë, stilin e modës dhe sjellje të njerëzishme, të jeni të sigurta që pothuajse janë të pamundshme. Mashkulli i rritur tashmë ka formuar shprehitë e veta jetësore, të cilat rrallëkush mund t’i ndryshojë.
Vënia në pah e gjërave të cilat nuk ju pëlqejnë dhe përpjekja që t’ia ndryshoni mund t’ju krijojnë vetëm konflikte, ndërkaq shpesh mashkulli pa kurrfarë argumenti do të dëshirojë të ikë.
E lodhni me cikërrima
Analiza e çdo fjalie të tij dhe komentimi i detajeve përfundimisht janë në majë të listës së gjërave më të këqija të cilat shumica e damave i bëjnë. Të gjitha ato cikërrima të parëndësishme do të krijojnë qëndrim refuzues te partneri, por njëkohësisht do të krijojnë pasqyrë të keqe për ju që flet që jeni person i pasigurt.
Në vend të bisedave me hidhërim, shikoni veten, shpikni plane dhe ide të reja të cilat do të jenë të dobishme për jetën tuaj dhe të cilat do t’ju bëjnë person të lumtur.
Shkuarja në krevat që në takimin e parë
Edhe pse koha moderne ka sjellë rregulla të reja të lidhjes, ndërkaq seksi nuk konsiderohet tabu, – shkuarja në krevat që në takimin e parë nuk është assesi gjë e mirë.
Mashkulli i cili është seriozisht i interesuar, dhe dëshiron me ju të krijojë lidhje serioze, nuk do ta përjetojë këtë si gjë të mirë.
Flirtoni
Nëse adhuroni të flirtoni gjithmonë dhe me të gjithë, madje edhe kur jeni në lidhje tjetër, kini parasysh që kjo gjë do t’i bëhet pengesë partnerit tuaj.
Thjesht, ai do të ndihet i pasigurt dhe i padëshiruar, ndërkaq interesimi për ju gjithnjë e më shumë do të bjerë. /Telegrafi/