Emanuele Ndoji ishte një prej risive të listës së trajnerit Christian Panucci në grumbullimin e fundit.
Mesfushori i Brescias u ftua nga Kombëtarja U-21 në përfaqësuesen e madhe.
Megjithëse mesfushori nuk pati mundësi që të zbriste asnjë minutë në fushën e lojës gjatë këtyre dy ndeshjeve përballë skuadrave kampione bote, në adresë të tij ka nisur interesimi nga skuadrat e Serisë A.
Sipas mediave italiane, Bolonja ka intensifikuar kërkimet dhe interesimin rreth shqiptarit, për të tentuar afrimin e tij në Serinë A që në merkaton e janarit.
Mesfushori është një ndër lojtarët titullarë të Brescias në Serinë B, ndonëse është ende i ri në moshë.