Site icon Telegrafi

Ndodhitë e javës së 17-të në futboll

Bokson Bajrami, por për pak nuk theret

Trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami, pas ndeshjes me Prishtinën, goditi një person të afërt me klubin, të quajtur Nexhmi Gashi. Ky i fundit kishte hyrë në zhveshtore, me ç’rast Bajrami e goditi në stilin e boksierit. Më pas, në dalje të zhveshtores, Gashi e priste trajnerin me thikë.

Kryesia kapet me lojtarin

Nuk pati fërka vetëm mes trajnerit Bajrami. Një anëtar i kryesisë gjatë ndeshjes ofendoi lojtarin e tij, Lulëzim Doshlaku, kurse pas takimit deshi t’i qërojë hesapet me të.

Në Vushtrri spektakël se jo mahi

Në stadiumin ‘Ferki Aliu’ pati spektakël se jo mahi. Në ndeshjen Llamkos Kosova – Ferizaj, tifozët vendas ‘Forca’, krijuan koreografi të mahnitshme. Tifozët me këtë rast mbanin pankarta me numrin 1, që simbolizonte vendin e parë në renditje të Llamkos Kosovës.

Trepça i pagoi gjyqtarët me vonesë

Gjyqtarët e ndeshjes Trepça – Feronikeli, nuk i morën parat ashtu siç ndodh para lojës. Madje, ata nuk u paguan as pas ndeshjes, pasi zyrtari i Trepçës që duhej t’i paguante kishte një rast në familje. Sidoqoftë, gazeta mëson se pagesa u bë më vonë.

Tifozët e Drenicës e Fushë Kosovës bashkohen pas ndeshjes

E rivalizuan njëri-tjetrin në ndeshjen Drenica – Fushë Kosova në mënyrë korrekte, por pas ndeshjes u bënë bashkë. Tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’ dhe ‘Pampurat’ e Fushë Kosovës pas ndeshjes u bënë bashkë dhe në stadium këndonin ‘Ne jemi vëllezër’, ‘O sa mirë me qenë shqiptar’, etj.

Prishtina – Hajvalia 7:0

Prishtina dhe Hajvalia janë 7:0 me fitore. Në asnjë ndeshje Hajvalia nuk ka nxjerr të paktën barazim ndaj Prishtinës. Të gjitha këto përballje ndodhën brenda një viti.

Penalltia e parë në një ndeshje të Prishtinës

Ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor, rezultoi me penalltinë e parë në një takim të Prishtinës. Penalltia u akordua në disfavor të tyre. Ishte Hajvalia ajo që shënoi nga 11-metërshi.

Një femër pret topat në Pejë

Në ndeshjen Besa – Trepça ’89, një femër e moshës së re mblidhte topat pas portës. Ajo qëndronte përkrah fëmijëve tjerë.

Jashari e mbyll stinorin pa humbje

Afrim Jashari është trajneri i vetëm që nuk përjetoi humbjen këtë edicion. Trajneri i Drenicës, nuk u mposht për 12 ndeshje radhazi. Të gjithë të tjerët humbën më shumë se një herë.

Prishtina shënoi pas tri ndeshjeve

Prishtina shënoi gol pas tri ndeshjeve. Këtë e bëri Armend Thaqi, i cili shënoi golin e parë për bardhekaltërit dhe atë pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Hajvalisë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version