Nënkampionët e Kosovës nuk po arrijnë as rezultatet e dëshiruara derisa trajneri kosovar Emin Bajrami, ka vendosur që të kthehet në fushë për ta ndihmuar ekipin.
43-vjeçari ka qenë trajner dhe ndihmës-trajner te Hajvalia. Bajrami në të kaluarën është aktivizuar si sulmues.
Lajmin e ka konfirmuar vet ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, duke treguar rikthimin.
Ndërsa në anën tjetër trajneri Synaj Keçi ia ka bërë paksa ‘bajat’ rikthimin Bajramit, duke thënë se i duhen lojtarë që mund të luajnë. /Telegrafi/