Site icon Telegrafi

Ndodh njëra nga vjedhjet më të mëdha në histori të futbollit – bashkëlojtari i Celinës fshehët pas portierit dhe ia rrëmben topin për tu barazuar rezultati

Po konsiderohet si njëra nga vjedhjet më të mëdha në histori të futbollit.

Ndeshja mes Ipswich Town dhe Sheffield Wednesday ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Mysafirët ishin në epërsi nga pjesa e parë me golin e shënuar nga mesfushori Adeniran.

Por goli i barazimit për skuadrën e Bersant Celinës, Ipswich Town erdhi në minutën e fundit të ndeshjes.

Ipswich ishte në sulm, derisa harkimin në zonë arriti ta kontrolloj portieri Bailey Peacock-Farrell.

Por sulmuesi i vendasve, Macauley Bonne qëndroi fillimisht jashtë vijës fundore, për të pritur që portieri i mysafirëve të lëshoj topin në tokë.

Portieri Peacock-Farrell e lëshoi topin në tokë, derisa Bonne nga mbrapa ia vodhi atë për të pasur tek Fraser i cili e gjeti afër vijës sulmuesin Chaplin i cili realizoi për 1-1.

Goli i shënuar nga Ipswich është bërë viral në rrjetet sociale, derisa shumë media të mëdha e kanë konsideruar si njërën nga vjedhjet më të mëdha në histori të futbollit. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version