Telegrafi

Ndodh në Championship: Lideri ka më shumë humbje se sa vendi i fundit në renditje

Mbrëmë, lojtarët e Blackburn Rovers mundën Sunderlandin me rezultat 2-0 dhe qëndruan në vendin e parë në Championship.

Blackburn mori fitoren e nëntë të sezonit dhe është vërtet interesante të shikosh renditjen.

Blackburn ka dy pikë më shumë se Burnley që ka humbur vetëm një herë këtë sezon, që është një fakt vërtet interesant.

Por ajo që është edhe më interesante është se Coventry, që është në vendin e fundit, ka dy humbje më pak (5) se Blackburn (7) që ësht lider.

Më saktësisht, vetëm tre skuadra në ligë kanë më shumë humbje se Blackburn, dhe ato janë Huddersfieldi i dytë pas fundit, Hull City, i cili mban vendin e parë mbi zonën e rënies dhe Reading i nëntë.

Blackburn për trajner ka danezin Jon Dahl Tomassonin, që ka luajtur për klube të mëdha.

Championship ka qenë gjithmonë një nga ligat më interesante, në mos më interesante në botë, pikërisht për shkak të gjërave të tilla dhe nuk është çudi që është një nga tifozët e futbollit./Telegrafi/


Standings provided by Sofascore