Site icon Telegrafi

Ndodh edhe kjo: Trajneri që e shpalli Lillen kampion jep dorëheqje vetëm dy ditë pas festës së titullit

Trajneri i Lille, Christophe Galtier, ka ofruar dorëheqjen nga posti vetëm dy ditë pasi e udhëhoqi skuadrën e tij drejt titullit kampion.

Lille e la në vendin e dytë Paris Saint-Germain për të siguruar titullin e parë në Ligue 1 që nga viti 2011.

Fitorja 2-1 ndaj Angers të dielën ia siguroi triumfin ekipit të tij, që fituam me një pikë më shumë se sa skuadra e Mauricio Pochettinos.

Por pas më pak se 48 orë pas organizimit të festës së madhe dhe 24 orë pas paradës me autobusë, Galtier ka thënë se është koha që ai të largohet.

Duke folur për L’Equipe, ai konfirmoi se po tërhiqej nga posti i trajnerit, gjë që e ka bërë edhe klubi në orët e vona.

“Unë thjesht kam besimin e thellë se koha ime ka përfunduar këtu. Ndjej që tani është momenti”, ka thënë shkurt ai.

Media francez shkruajnë se ai nuk do të mbetet pa punë për një kohë të gjatë, duke nënvizuar se ai ka oferta të shumta  dhe mund të vendosë për një punë të re në fund të kësaj jave.

Për 54-vjeçari oferta ka nga Nice dhe Lyon, por edhe Napoli.

Galtier zëvendësoi Marcelo Bielsa në dhjetor të vitit 2017 kur Lille ishte në rrezik serioz të rënies, por i mbajti në elitë.

Ai e drejtoi ekipin për në vendin e dytë në sezonin e tij të parë si i plotë dhe ishte i katërti në edicionin 2019-20 që nuk u luajt deri në fund.

Lille mori katër pikë nga PSG këtë sezon – përfshirë edhe një fitore 1-0 në Paris.

Pavarësisht se kanë Ligën e Kampionëve, lojtarë si Boubakary Soumare pritet të largohet te Leicester, ndërsa portieri Mike Maignan ka përfunduar testet mjekësore te AC Milan. /Telegrafi/

Exit mobile version