Telegrafi

Ndodh edhe kjo, në pjesën jugore të Brazilit 13 qytete goditen nga temperaturat e ulëta dhe mbulohen nga bora

Të paktën në 13 qytete në shtetin brazilian Rio Grande do Sul janë mbuluar nga bora gjatë ditës së sotme, pasi një valë e Polit të Veriut ka mbërritur në jug të këtij vendi.

Temperaturat e ulëta janë regjistruar në Pelotas, Sao Francisco de Paula, Gramado, Carlos Barnos, Bage, Herval, Piratini, Caxias do Sul, Marau dhe Farroupilha, transmeton Telegrafi.

Në komunat e tjera të Rio Grande do Sul siç është Julio de Castilhos, Nova Petropolis, Itaara or Lavras do Sul, e kanë quajtur këtë fenomen si shi i ngrirë, ku pas shiut bien temperaturat dhe krijohet një sipërfaqe e bardhë.

Ekspertët kanë parashikuar se këto temperatura të ulëta janë të parat që po regjistrohen në këtë vend që nga viti 1955. Sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë, temperaturat deri në minus 6 gradë Celsius kanë arritur në pjesën jugore të Brazilit. /Telegrafi/