Site icon Telegrafi

Ndodh edhe kjo në Angli, derrat pushtojnë fushën (Foto/Video)

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar ndeshja në Ligën e parë të Anglisë mes Charlton Athletic dhe Coventry.

Por një gjë e pazakontë ka ndodhur në fushë nga tifozët e të dyja skuadrave që po vuajnë me probleme financiare dhe kanë rënë në Ligue 1 (Liga e tretë e Anglisë).

Të inatosur nga keq menaxhimi, tifozët kanë hedhur derra të vogël të pllastikës në fushë në shenj proteste ndaj drejtuesve të klubit.

Portieri i Charlton, Declan Rudd duke larguar derrat nga fusha

Për një moment ndeshja u ndërpre pasi fusha ishte e stërmbushur me derrkuc të vegjël.

Edhe pse takimi pastaj vazhdoi, tifozët ia arritën qëllimit pasi lajmi për ta u përhap në gjithë botën, transmeton Telegrafi.

Fusha e stadiumit ‘The Valley’ e pushtuar nga derrat e plastikës

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubit do të reagojnë duke u larguar, pasi tifozët londinez janë duke kërkuar nga ta largimin që një vit e gjysmë.

Duhet cekur se në fund të kësaj sfide kanë qenë pikërisht vendasit që kanë triumfuar me rezultat të pastër 3-0.

Edhe pas kësaj fitore, Chartlon mbetet larg në tabelë për tu rikthyer në Championship, pasi aktualisht ndodhet në pozitën e 15 me 15 pikë të tubuara, ndërsa vendin e parë e mbanë Scunthorpe me 28 sosh. /Telegrafi/

Mijëra derra të plastikës u hodhën në fushë nga tifozët

https://www.youtube.com/watch?v=wree4r183Tk

Exit mobile version